Një atentat i ka ndodhur një çifti shqiptar në Greqi mbrëmjen e sotme.

Protothema shkruan se ngjarja mafjoze ndodhi pak para orës 22:00 në lagjen Bajron.

Sipas informacioneve të para, një burrë i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre.

Burri ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa gruaja është plagosur rëndë.

Krimi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari.