Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja lidhur me atentatin kundër 36-vjeçarit Diego Hanajt. Në një njoftim për mediat, autoritetet sqarojnë se në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Ndërkohë mësohet se po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të atentatit.

36-vjeçari Diego Hanaj u plagos ditën e djeshme në hyrje të pallatit ku banonte. Ai u qëllua disa herë nga një automjet në lëvizje.

Për fat të mirë i riu ka marrë vetëm një plumb në dorë. Ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes policia gjeti 3 gëzhoja.

Lexo edhe: