Nuk do të ketë koncert në pushimin e pjesës së parë të derbit të Madridit në “Metropolitano”. Klubi kishte premtuar se do të organizonte një shfaqje të artistëve Abraham Mateo dhe Dana Paola. Por gjithçka është anuluar.
Fjalët e këngëtares dhe aktores meksikane në programin “La Revuelta” nuk i kanë ndenjur aspak mirë klubit bardhekuq, që ka vendosur të anulojë spektaklin. Meksikania, duke folur për televizionin spanjoll “RTVE”, ka rrëfyer dashurinë e saj për Realin dhe ka vënë bast për fitoren e Realit në derbin e së dielës.
Kaq ka mjaftuar që klubi i Atletikos së Madridit të anulojë shfaqjen e saj.