Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura të muzikës shqiptare. Gjithnjë ajo ka përkrahur të rinjtë dhe të talentuarit ashtu siç ka bërë dhe këtë radhë me Soni Malaj.

Në projektin e fundit me Skivin, Soni ka arritur mbi 500 mijë shikime në vetëm 5 ditë. Për të shprehur përkrahjen dhe vlerësimin për suksesin e radhës të këngëtares, Aurela ka shkruajtur në rrjetin e saj Instagram: “Ju kam thënë se i dua njerëzit që punojnë. Por a ju kam thënë se i dua edhe me fort vajzat që nuk ndalen, sidomos kur janë edhe super mama???? Respekt. Soni nuk di të dorëzohet”.