E qeshur dhe energjike siç jemi mësuar gjithnjë ta shohim, Aurela shfaqen edhe në këtë video. Në një drekë mes miqsh Aurela ja ka marrë labshe, si nga Vlora. Edhe pse të pranishëm 9 burra ajo i ka mundur me zërin e saj potent. Mes tyre vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, Gena e të tjerë. Aurela më pas ndërron rolet me Gaz Pajën, njëri ia merr dhe tjetri ia hedh. Një tavolinë e ‘’ngritur peshë’’ nga këngët popullore dhe një video që nuk duhet humbur. “A t’u bëfsha ore Gazi. Gaz Paja i ja merr këngës. Unë i ja hedh. Direkt nga furra e tavolinës Apapapa’’, shkruan Gaçe.