ISLAMABAD – Autoritet pakistaneze  arrestuan 27 peshkatarë indian për shkak peshkimi të palejuar në ujërat territoriale të vendit.

Roja bregdetare pakistaneze arrestoi peshkatar indian dhe konfiskoi gjashtë anije, duke konfirmuar se ato kanë hyrë 40 milje në ujërat territoriale të Pakistanit.

Arrestimet vijojnë pasi javën e kaluar ishte arritur armëpushim me  rajonin kontestues të Himalajeve, Kashmir.

Në Detin Arab janë të shpeshta arrestimet e peshkatarëve nga të dy vendet, nën akuzën se kanë hyrë në ujërat territoriale. Në burgjet pakistaneze momentalisht gjenden mbi 200 peshkatarë indian, ndërsa në burgjet indiane dënime vuajnë 125 peshkatarë  pakistanez