Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan, ku prej më shumë se dy orësh është krijuar trafik i rënduar me radhë të gjata automjetesh.

Nuk ka ende informacion zyrtar për shkakun e situatës, ndërsa moti i keq ka vështirësuar më tej qarkullimin.

Sipas raportimeve, kolona e mjeteve shtrihet nga dalja e tunelit deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, ndërsa drejtuesit e automjeteve presin prej orësh në trafik.