Avokati Leonard Karaj e cilësoi një show arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se s’mund t’i bëjmë ata 18 prokurorë të SPAK-ut sikur kanë ardhur nga planeti Mars.

“Ata janë njerëz që jetojnë mes nesh, janë produkt i shoqërisë shqiptare. Ne kërkojmë të bëjmë drejtësi 17 apo 18 prokurorë dhe 100 apo 200 gjykatës që kemi në të gjithë Shqipërinë përkundrejt 2 milionë shqiptarëve të cilët nga mëngjesi deri në darkë mundohen t’ia fusin njeri-tjetrit. Tani jeni në terezi apo jo? Jemi qytetarë me moral në radhë të parë,” – u shpreh Karaj.

Sipas tij, nuk është etike që të çohet me gjasme një ish-politikan i mazhorancës apo opozitës në burg për t’i dhënë një kockë për të lëpirë opinionit publik.