Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri e konsideron skandaloz vendimin për dënimin e klientit të tij.

Në një komunikim për mediat, Maks Haxhia u shpreh se ky ishte një vendim për të njollosur figurën e Tahirit.

Ai tha se gjykata që iniciuan këtë proces tashmë i tremben pafajësisë së Tahirit në Gjykatën e Lartë.

“Ishte një vendim skandaloz. Në këtë vend 2 gjëra dihen që janë të sigurta, lindja dhe vdekja. Nëse vendimi do të kënaqë opinion shqiptar, le të quhet i përmbushur. Kjo Gjykatë bëri atë që s’mund të bëhej, për shkak se la të njëjtin vendim me atë të shkallës së parë, por hoqi nenin 59. Ky nen s’ka të bëjë me dënimin, por është formë e vuajtjes së dënimit. Kjo ishte një kënaqje e pushtetit.

Kur flas për kënaqje, flas për misionin që ka marrë përsipër drjetësia. Shpërdorimi i detyrës nuk është në juridksionin e kësja gjykate. Dënimi me 3 vite e 4 muaj ishte i papritur, por ishte edhe “no sens” që t’i hiqej pezullimi. Nuk e dimë sesi do ta justifikojë gjykata vendimin për heqjen e pezullimit. Gjykata dhe ata që iniciuan këto procese, i tremben pafajësisë në Gjykatën e Lartë.

Sot Saimir Tahiri i kishte të gjitha mundësitë që të mos vinte, por ai insistoi dhe e tregoi këto 5 ditë që ka qenë në sghërbim të drjetësisë. Për rekursin presim vendimin e arsyetuar. Ne do të përgatisim edhe argumentat për rekurs.

AI e priti vendimin krejt qetësisht. Ky dënim ishte një nga variantet që e prisnim, pasi mund të njollosnin figurëne  tij. Kjo mungesë serioziteti e trupit gjykues, duhet të dilnin dhe të thoshin se shtyhej vendimi deri në një orar të caktuar”, tha avokati Haxhia.