Kontenieri me banane i nisur nga porti i Guayaquil të Ekuadorit në portin e Durrësit në të cilin policia zbuloi 49 kilogramë kokainë mbahej nën vëzhgim. Konternieri mësohet se kishte bërë ndalesë në portin e Mersinit në Turqi.
Ai ishte vendosur në rreshtin e kontenierëve me risk, të cilët klasifikohen si objekt kontrolli me skaner, ku më pas është zbuluar se brenda tij nuk kishte vetëm banane.
Sipas TV Klan, operacioni për zbulimin e drogës mësohet se zgjati rreth 2 orë dhe u zhvillua gjatë orëve të mëngjesit. Kjo linjë mbahej nën vëzhgim prej më shumë se një muaji, për shkak të dyshimeve që mund të transportonte drogë.
Administratori i firmës Ecoalmax me qendër në Maminas për llogari të të cilit vinte ngarkesa me banane, 72-vjeçari Selim Çekaj, i ati i Arbër Çekajt, mësohet se ka mohuar që të jetë porositësi i lëndës narkotike.
Arbër Çekajt është dënuar me 14 vjet burg për ngarkesën rekord me drogë të zbuluar në 2018-n po në portin e Durrësit. Kontenieri me banane vinte nga Kolumbia për llogari të kompanisë “Arbi Garden”, brenda secilit u kapën 613 kilogramë kokainë, krahas bananeve.





