Gëzim Beqiri, babai i Florenc Beqirit, të riut nga Shkodra që ndërroi jetë dje në një spital në Francë, ka vendosur t'i shkojë deri në fund zbardhjes së të vërtetës për djalin e tij. 

I kontaktuar nga Report Tv ai rikonfirmoi edhe njëherë se mjekët franceze i kanë fikur aparaturat pa lejen e tij dhe familjarëve të rij.

Gëzimi shtoi se po e ndihmon një avokat në këtë beteje, ndërsa evidentoi se janë disa të rinj emigrantë shqiptarë që po e ndihmojnë në Francë në këto ditë të vështira.

“Kam marrë avokat dhe do t'i shkoj deri në fund kësaj çështje, mjekët i kanë fikur aparaturat pa lejen time. Në këto ditë të vështira janë disa djem shqiptarë në Francë që po më ndihmojnë në çdo drejtim”,- u shpreh Beqiraj.