I ka zgjidhur rripin e sigurimit të birit 2 vjeç dhe më pas është përplasur me makinë me qëllimin e qartë: Vdekjen e vogëlushit.

Nathan Weitzel është babai 29 vjeçar që ka tronditur opinionin publik amerikan me veprimin e tij.

Sipas policisë, në momentin e përplasjes 29 vjeçari ecte me shpejtësi 120 km në orë dhe ishte nën efektin e kokainës.

Djali i tij 2 vjeç, Isaia është shtruar në spital me disa plagë të lehta dhe një thyerje në këmbë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Weitzel u ka thënë agjentëve të policisë së po udhëtonte në afërsi të Kolorados me qëllimin e qartë për të gjetur një vend të mirë ku të parkonte makinën dhe të vriste të birin.

Po sipas rrëfimit të tij, Weitzel mendonte se nuk ishte tamam burrë për të rritur një fëmijë.