“Një vrasës shqiptar po transmeton video live nga qelia e tij e burgut në Mbretërinë e Bashkuar në TikTok, në të cilat ai flirton me gra dhe luan lojëra online me kriminelët në burgje të tjera.”

Kështu nis artikulli i medies britanike, Daily Mail, e cila i ka kushtuar një shkrim shqiptarit Eugert Merizaj.

Eugert Merizaj, është dënuar  me 32 vite burg për rolin e tij në vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës.

Ai merr “dhurata” virtuale të dhuruara nëpërmjet TikTok nga admiruesit, të cilat ai mund t’i këmbejë me para.

Pavarësisht ndalimit të celularëve në burg, Merizaj, 32 vjeç, ka transmetuar vazhdimisht biseda pesëminutëshe drejtpërdrejt çdo ditë gjatë javëve të fundit.

Në një shkelje befasuese të sigurisë, ai u mburr se telefoni i tij ishte hedhur në burgun e tij në Mançester me dron dhe se ai e fsheh atë brenda një tualeti.

Merizaj, u mburr të hënën e kaluar se nëse telefoni i tij zbulohej nga oficerët e burgut, ai thjesht do të “blinte një tjetër”.

Ai pretendoi se është telefoni i tretë që përdor në burg, dhe secili i kushton atij 2,000 £.

Eugert Merizaj
Eugert Merizaj (lart majtas), i cili përdor pseudonimin “Babale” dhe një tjetër i burgosur, i cili e quan veten Cameron

Në një video ai duket se ka bllokuar dritaren e derës së qelisë me letër për të ndaluar oficerët e burgut që të shikojnë brenda, ndërsa në një tjetër ai u ka treguar 8,000 ndjekësve të tij imazhe të gardheve të sigurisë jashtë qelisë së tij.

Në fillim të këtij muaji, Merizaj, i cili përdor pseudonimin “Babale”, dhe një tjetër i burgosur, i cili e quan veten Cameron, filmuan veten duke flirtuar me një grua që tha se ishte 21 vjeç.

“Ajo është e pafytyrë, burrë”, dëgjohet të thotë Cameron.

“A e di ajo se ne jemi në burg megjithatë?”

Merizaj përdor gjithashtu një veçori të quajtur “Live Match” në TikTok për të komunikuar me miqtë jashtë burgut, dhe gjithashtu për të bërë shuma të vogla parash.

Ndeshjet e drejtpërdrejta përfshijnë përdoruesit e TikTok që filmojnë veten duke folur me përdoruesit e tjerë për pesë minuta, në të cilat ata shpesh kërkojnë nga spektatorët në internet për donacione.