Në seancën plenare të ditës së sotme, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka akuzuar kreun e PD-së, Sali Berisha, si bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviçit.

Balla po ashtu ka deklaruar në Kuvend se në ditën kur Berisha ka thirrur protestën më 7 korrik, është dita kur do të miratohet dhe rezoluta kundër gjenocidit në Srebrenicë.

“S’ja vlen të merresh me ty tani kot. Sa i përket bashkëpunëtorit të Sllobodan Millosheviçit që mori fjalën për procedura, në procedurë thuhet se fjala merret vetëm njëherë. Zotëria që zgjodhët vonë dhe vjen këtu të na rikujtojë thyerjen e embargos së tij të naftës për Millosheviçin, vjen dhe hap çështje të sigurisë kombëtare për interesin e tij. Kur në të mblidhemi këtu më 7 korrik për të kujtuar viktimat e Serbrenicës, zotëria thërret protesta.”, tha Balla.