Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot punimet në tunelin e Llogarasë dhe rrugët lidhëse me këtë tunel. 

Balluku e cilësoi këtë tunel kantierin më të rëndësishëm në vend, ndërsa mori sigurinë e drejtuesve të punimeve se ai do të mbyllet brenda datës 30 qershor siç është premtuar. 

Ministrja theksoi se automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohen të kalojnë në këtë tunel gjatë kësaj vere. 

“Automjetet e tonazhit të rëndë nuk do kalojnë në Llogara këtë vit, pasi tuneli do të jetë në kolaudim, do kalojnë vetëm makinat e vogla dhe autobusët me turistë. Për sezonin veror do jemi gati për ta dorëzuar, por me disa parametra dhe kritere lidhur me tonazhin e automjeteve që do kalojnë”,-tha Balluku.