Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije se duke nisur nga mëngjesi i kësaj të premteje puna në aeroportin “Nënë Tereza” kthehet në normalitet.
Lajmin e ka dhënë orët e para të ditës së sotme përmes një postimi në Facebook, ku shkruan:
“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet”.
Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet.
Posted by Belinda Balluku on Thursday, April 8, 2021





