TIRANË-Dhjetra banorë të rrugës “Ali Visha” në Tiranë kanë protestuar ditën e sotme për mungesën e energjisë elektrike. Banorët kërcënojnë se do të ndezin në flakë kazanët e plehrave nëse situata nuk zgjidhet në kohë. 

“Kemi 4 ditë pa energji elektrike Në shtepi nuk kemi drita, në kabinat elektrike ka energji. Kjo është e padrejtë. Nëse nuk vjen energjia do i vendosim zjarrin kazanëve të plehrave”. 

Banorët thonë se ndërprerja e energjisë ka shkaktuar probleme me ngrohjen në banesa 

Tiranë,banorët e zonës 'Ali Visha' protestojnë për mungesën e energjisë, ndërsa theksojnë se i kanë paguar rregullisht faturat e kostos së energjisë elektrike.