FIER-Banorë të Levanit kanë protestuar sot për mungesën energjisë para godinës së Komunës së Levanit. 

Rreth 4 mijë banorë të Levanit kanë mëse 1 javë që vuajnë mungesën e energjisë elektrike për shkak të djegies së transformatorit, njofton News24.

Ndërsa defekti nuk është ndrequr, banorët nën thirrjet “Duam drita”, “Stop errësirës” kanë protestuar para komunës. 

Banorët bëjnë thirrje që të ndërhyhet për të ndrequr situatën që përveçse ka lënë në errësirë në këto netë të ftohta dimri familjet, por po falimenton dhe biznese të tëra në zonë.