Më pak se dy javë larg asaj që supozohej të ishte dasma e vitit, Venecia e gjen veten në qendër të një stuhie. Super dasma e Jeff Bezos, themeluesit të Amazon, dhe gazetares dhe pilotes Lauren Sanchez, fillimisht e planifikuar midis 24 dhe 26 qershorit, është shtyrë me disa ditë (festime të shumta do të mbahen nga 26 deri më 28 qershor).
Historia ka marrë përmasa që shkojnë shumë përtej një çështjeje të thjeshtë organizative. Dasma e Bezos është bërë simbol i një përplasjeje midis dy vizioneve të kundërta: nga njëra anë, një qytet i përqendruar te turizmi luksoz dhe elitat globale; nga ana tjetër, qytetarët dhe aktivistët që kërkojnë dinjitet, të drejta dhe kontroll të territorit .
Dhe kështu aktivistët “premtuan” demonstrata paqësore ditën e dasmës: “Do të bllokojmë kanalet. Do të sigurohemi që ta hedhim tortën e dasmës anash, do të sulmojmë dhe do të hidhemi në kanal nëse është e nevojshme”, thanë ata.
Prania e paralajmëruar e pesë super-jahteve që duhet të zënë një pjesë të madhe të brigjeve të qytetit , festa ekskluzive në vende të ndryshme të qytetit, si Scuola Grande della Misericordia, Lido dhe Madonna dell’Orto, përjetohet si një shkelje e qytetit.
“Ne nuk jemi kundër martesës, por kundër arrogancës me të cilën ky “tekno-feudal” lëviz sikur të ishte në shtëpi”, tha Tommaso Cacciari, një nga zëdhënësit e komitetit.
“Me siguri nga banketi i Mbretit Diell do të bien disa kocka që do t’i bëjnë dikujt të rrjedhë goja, por ne duam të mbrojmë dinjitetin e Venedikut që nuk mund të jetë sfond për një person që shfrytëzon punëtorët, mbështet Trumpin dhe në fakt pushton qytetin.”
Janë njoftuar protesta të tjera për ditët kur Bezos do të mbërrijë në Venecia. Aktivistët thanë se ishin gati të hidheshin në kanale për të bllokuar organizimin e dasmës.