Gola dhe emocione pa limit, por në fund nuk pati fitues. Teuta dhe Tirana nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në “Niko Dovana”, në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit. Hasani zhbllokoi ndeshjen në minutën e katërt, por goli nuk demoralizoi “Djemtë e detit”, që ia dolën të përmbysnin ndeshjen me Fili dhe Gjinollarin.

Në fundin e pjesës së parë nuk munguan as të papriturat, teksa arbitri ndërpreu sfidën për pak minuta për shkak të disa problemeve me sistemin e ndriçimit.

Në fillimin e pjesës së dytë, Najdovski bën sulmuesin, për t’i dhënë një pikë të vlefshme skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi.
Bardheblutë renditen në vendin e 3-të me 4 pikë pas dy ndeshjesh të luajtura, sakaq Teuta mban vendin e gjashtë me 1 pikë (1 ndeshjen e luajtur pasi sfida e javës së parë me Partizanin u shty).