Askujt nuk ja merrte mendja në Durrës se skuadra do të barazonte me Skënderbeun, duke pasur parasysh merkaton dhe synimet madhore që kanë këtë sezon, ku synohet titulli kampion. Ndeshja e radhës për të besuarit e Edi Martinit luhet me bardheblutë në transfertë, duel që është vendosur të zhvillohet nesër në orën 13:45 në stadiumin “Gjorgji Kyçkyku” të Pogradecit. Barazimi nuk ka kaluar pa masa për lojtarë të veçantë, ndërsa duket se ka edhe probleme, ku Krasniqi është rikuperuar dhe bashkuar me grupin dhe nuk dihet nëse do ta nisë që nga fillimi apo nga stoli ndaj 25 herë kampionëve të vendit…

Trajneri Edi Martini duket se do të përdorë “dorë të hekurt” ndaj portierit Stivi Frashëri pas gafës në duelin e barazuar me Skënderbeun.Në vend të korçarit në portë pritet Celeski, teksa te Teuta shqetësojnë dy lojtarë. Emiljano Vila dhe Avdyli kanë probleme shëndetësore dhe të dy lojtarët rrezikojnë të mos jenë në fushë ndaj kampionëve të Shqipërisë.