11 qershor 2015 – Liga spanjolle e futbollit ka nisur një hetim për ndeshjen Barcelona-Deportivo La Coruna, sfidë e vlefshme për javën e fundit të Primera Division që përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.Kjo ka ndodhur për shkak të disa deklaratave të bëra nga mbrojtësi i skuadrës galiciane, Albert Lopo për “Canal+” në përfundim të ndeshjes. Lopo gjatë sfidës i tha kapitenit të Barcës, Xavi Hernandez ta ulnin disi ritmin pasi po luanin shumë fortë.Formacioni i Luis Enriques edhe pse kryesonte 2-0 lëshoi shumë terren në 30 minutat e fundit të takimit dhe kjo bëri që La Coruna të barazonte shifrat në 2-2 dhe të merrte një pikë që i siguroi Deportivos mbijetësën në La Liga edhe për një tjetër sezon. Në intervistën për “Canal+”, Lopo e pranoi se i kishte kërkuar Xavit ta ulnin pak ritmin, por këto deklarata të mbrojtësit tashmë janë bërë objekt hetimi nga liga spanjolle e futbollit, e cila ka nisur të dyshojë për një tolerim të Barcelonës në këtë ndeshje.
Barcelona dyshohet për tolerim ndaj La Corunas
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vrasja e shqiptares Sibora Gagani, 48-vjeçari italian pranon për herë të parë autorësinë e krimit! Si ndodhi ngjarja e rëndë një dekadë më parë
Shakira, Madonna dhe BTS ndezin finalen e Botërorit 2026, FIFA zbulon super show-n e parë në histori
Shifrat e QKB, mbi 2 mijë biznese të reja në prill, 12% më shumë sesa në 2025
Rusia godet pa mëshirë, qindra dronë dhe raketa bien mbi Ukrainë





