Merr formë e ardhmja e Antoine Griezmann. Tashmë të gjitha rrugët e çojnë drejt Barcelonës sulmuesin e kombëtares franceze. Mediat spanjolle bëjnë me dije se klubi blaugrana ka vendosur të paguajë klauzolën e largimit të Griezmann nga Los Colchoners që kap shifrën e 100 milionë eurove.

27-vjeçari refuzoi të rinovonte kontratën e tij me Los Colchoneros dhe tanimë gjasat janë që francezi të largohet nga skuadra e Diego Simeones për të formuar një treshe të frikshme sulmuese te Barça me Messin dhe Luis Suarez.

Duke iu referuar asaj që shkruan Cadena Ser, drejtuesit e Barcelonës u kanë kominikuar drejtuesve të Alteticos planin e tyre për të paguar klauzolën e largimit prej 100 milionë eurosh të Griezmann nga Atletico Madrid.