Tronditja për Barcelonën në Champions League, filloi që në momentin kur ekipi po i drejtohej stadiumit me autobus. 

Ndërsa skuadra vendase po udhëtonte drejt stadiumit Montjuic për të sfiduar PSG-në në ndeshjen e dytë të Champions, disa tifozë katalanas hodhën gurë, bomba tymuese dhe objekte të tjera drejt autobusit të djemve të Xavi.

Gabim i pabesueshëm i ultrasve katalanas, që ngatërrojnë autobusin e skuadrës së Xavit me atë të PSG-së. Askush i lënduar dhe pak dëme, por sigurisht jo një pritje e këndshme.