Barcelona më në fund përforcon portën pas lëndimit të rëndë në gju të Ter Stegen. 

Klubi, lideri aktual i La Ligas, konfirmoi të mërkurën nënshkrimin e Wojciech Szczesny. Tani Iñaki Peña do të ketë konkurrencë në portë.

Szczesny, 34-vjeçar i është bashkuar klubit katalanas deri në qershor 2025. 

Portieri doli në pension verën e kaluar. Klubi i tij i fundit ishte Juventusi, por vendosi të zgjasë karrierën e tij.

Szczesny zbarkoi në Barcelonë të hënën e kaluar dhe iu nënshtrua testeve mjekësore. 

Mbrëmjen e së martës ai ka mundur të shikojë drejtpërdrejt fitoren e ekipit ndaj Young Boys. 

Në stadiumin Olimpik ai nënshkroi autografet e tij të parë për tifozët e klubit të tij të ri dhe përshëndeti shokët e tij të rinj.