Deputeti i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryedemorkatit Sali Berisha, i cili u shpreh se Bardhi duhet të sqarojë pozicionin e tij për vrasjen e ndodhur në Elbasan gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se shpif, ndërsa e akuzon atë se ka bashkëpunuar me bandat e Elbasanit gjatë kohës që zhvillonte foltoret.

Reagim i Gazment Bardhit për deklaratën e Sali Berishës

Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Foltoren.  Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg.