Pas akuzave të Bardhit se Kuvendi po shkel procedurat me mosfutjen në rend të ditës së mocionit me debat për Xibrakën, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Blendi Çuçi.

Ai kundërshtoi dhe njëherë mocionin me debat në Kuvend për çështjen Xibraka, duke thënë se është e ezauzruar dhe nuk ekziston më për ta.

“Ne nuk pranuam as rendin e ditën për ta diskutuar këtë çështje sepse është e ezauruar gjerësisht nga drejtësia dhe Kuvendi. Në kërkesën e grupit duken qartë referencat që nga grupi Habilaj që është hetuar dhe marrë vendime nga drejtësia italian, për të vijuar me Xibrakën për të cilën ka një vendim i formës së prerë. Për këto çështje është bërë edhe një debat për këto çështje, madje kemi pasur edhe një komision hetimor. Për ne nuk ekziston më kjo çështje”, tha ai.