Baret dhe restorantet llogarisin mungesë të theksuar prej 15,000 vendeSH të lira pune në sektor, ku shkaku kryesor i vakancave të burimeve njerëzorë, është largimi i popullatës në emigracion.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi për Monitor se prej 3 muajsh, për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi po kërkojnë punonjës nga Filipinet. për kthimin në normalitet të sektorit shoqata pohon domosdoshmërinë e plotësimit të 15,000 vendeve të lira të punës.

Deri në 2019-N sipas të dhënave të INSTAT, të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 50,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.

Krizën e fuqisë punëtore sektori e vuajti edhe periudhën e verës, ku shumë bare dhe restorante të zonave bregdetare u detyruaN të punësojnë punonjës nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Kosova apo Maqedonia e Veriut, si dhe të rrisin pagat e vendaseve.

Nga marsi pritet rritje e fortë çmimesh

Shoqata e bareve dhe Restoranteve paralajmëron gjithashtu nga marsi do të ketë të fortë të çmimeve, për shkak të kostove të larta nga rritja e pagave dhe shtrenjtimi i çmimeve të importit të kafes apo çjarave.

“Deri tani çmimet e kafes në bare janë rritur tek-tuk 10 deri 20 lekë. nga marsi parashikohet të ketë rritje të fortë të çmimeve, nga kostoja e lartë e rrogave të punonjësve. Rritja e pagave për shkak të mungesës së fuqisë punëtore është shumë e fortë. Krahasuar me vjet në sektorin e bareve dhe restoranteve nuk ka më paga të kamerierëve nën 50,000 lekë dhe pastrueseve nën 40,000 lekë. E gjitha kjo kosto do të amortizohet të çmimet.

Edhe vlera e investimeve për rinovim baresh apo blerje të tyre është rritur 30 deri 40% më shumë për shkak të shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit. Në kahun tjetër nga importuesit e kafes, çajrave apo produkteve të tjera është paralajmëruar rritje e çmimeve 7-8% më shumë se vjet”, nënvizuan përfaqësues të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Në vend janë gjithsej 17 mijë bare, nga 23 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%. /MONITOR

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT