Shpjegimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama për fenomenin e përmbytjes së shëtitores “Taulantia” pas rikonstruksionit të saj, ka nxitur reagimin e kreut të FRPD Durrës, Artion Barjamaj.
Sipas Barjamajt, “kryeministri Rama u tall dhe i ofendoi inteligjencën çdo qytetari të Durrësit! Sot talli çdo qytetar të djathtë, majtë, me parti apo pa parti në qytet.”
Ndërsa i adreson kryeministrit pyetjen: “Kaq budallenj ju duken banorët e Durrësit?”, Barjamaj vazhdon në postimin e tij duke shpjeguar se përmbytja e shëtitores po ndodh tani pas rikonstruksionit 2.8 milionë euro, e jo deri para dy vite më parë.
“Kjo është një tallje dhe gënjeshtër e qartë, pasi qytetarët po e shohin vetë situatën çdo ditë aty, e cila është si më poshtë:
1. Në atë shëtitore janë investuar rreth 2 Milion Euro.
2. Sa herë që bie shi, ajo shëtitore përmbytet. Jo fortunal, por një shi i thjeshtë shkakton përmbytje.
3. Edhe pasi mbaron shiu, ajo shëtitore vazhdon të jetë e përmbytur.
4. Përpara investimit të ri ajo shëtitore nuk përmbytej kur kishte shira normal.
5. Duket qartë që përmbytja shkaktohet prej një defekti inxhinjerik: Pjerrësia e shëtitores është nga ana e kodër “Vilë-s” dhe jo nga ana e detit. Kjo bën që uji të mblidhet në mes të shëtitores.
6. Duket qartë që sistemi i kanalizimeve është bërë jo cilësor, pra “sa për të shtyrë rradhën”.
7. Duket qartë që pa u përfunduar mirë investimi, ajo shëtitore ka nevojë për një investim të ri që të rehabilitohet” – shkruan Barjamaj.
Më pas ai rendit disa pyetje të tjera për kryeministrin, lidhur me këtë investim problematic.
Kujtojmë se Barjamaj pati bërë edhe disa javë më parë një tjetër postim për shëtitoren, që ngjalli reagime të shumta në rrjete sociale.
“Kush ia ka dhënë diplomën atij inxhinierit?”,- shtronte pyetjen Barjamaj, ndërsa publikonte fotot e shëtitores së përmbytur gjatë dhe pas rikonstruksionit.
Postimi i plotë:
Sot kryeministri Rama u tall dhe i ofendoi inteligjencën çdo qytetari të Durrësit!
Sot talli çdo qytetar të djathtë, majtë, me parti apo pa parti në qytet.
Pyetja e parë që lind është shumë e sinqertë: Kaq budallenj ju duken banorët e Durrësit?
Më poshtë po ju shpjegoj situatën:
Pasi hoqi kostumin e kryeministrit dhe veshi kostumin e inxhinjerit, në një takimë në Durrës sot, kryeministri shpjegoi se:
“shëtitorja ‘Taulantia’ përmbytet sepse shëtitorja ndodhet buzë detit dhe se kur ka furtunë deti ngrihet dhe kjo shkakton përmbytjen e shëtitores”.
Kjo është një tallje dhe gënjeshtër e qartë, pasi qytetarët po e shohin vetë situatën çdo ditë aty, e cila është si më poshtë:
1. Në atë shëtitore janë investuar rreth 2 Milion Euro.
2. Sa herë që bie shi, ajo shëtitore përmbytet. Jo fortunal, por një shi i thjeshtë shkakton përmbytje.
3. Edhe pasi mbaron shiu, ajo shëtitore vazhdon të jetë e përmbytur.
4. Përpara investimit të ri ajo shëtitore nuk përmbytej kur kishte shira normal.
5. Duket qartë që përmbytja shkaktohet prej një defekti inxhinjerik: Pjerrësia e shëtitores është nga ana e kodër “Vilë-s” dhe jo nga ana e detit. Kjo bën që uji të mblidhet në mes të shëtitores.
6. Duket qartë që sistemi i kanalizimeve është bërë jo cilësor, pra “sa për të shtyrë rradhën”.
7. Duket qartë që pa u përfunduar mirë investimi, ajo shëtitore ka nevojë për një investim të ri që të rehabilitohet.
Krahas pyetjes së parë, pyetjet që lindin natyrshëm për kryeministrin janë:
1. Ky është një investim që është realizuar me fondet e taksapaguesve Shqiptarë. Praktikisht 2 Milion Euro po hidhen në kosh. Kush i dëmshpërblen ata për këto gabime?
2. Kush ka miratuar projektin? A do mbajë përgjegjësi njeri për këtë abuzim?
3. A nuk do ishte më e drejtë që kryeministër thjesht të kërkonit falje për dëme të tilla që keni shkaktuar në qytet?
Bashkëlidhur do gjeni fotografi të shëtitores disa orë pasi një shi i disa ditëve më parë kishte përfunduar. Prova që kryeministri gënjen dhe po tallet me ne.
#FRPDDURRËS
#EnergjiERe
#DeshirePerNdryshim
#ShqipëriaSiEuropa





