Përmbytet sërish shëtitorja "Taulantia", Barjamaj: Kush ia ka dhënë diplomën atij inxhinierit? (FOTO)

23/01/2021 - 22:37

Kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj ka publikuar dy foto nga përmbytja e shëtitores “Taulantia", me një vit diferencë njëra me tjetrën.

Ndërsa nënvizon faktin se uji nuk largohet nga shëtitorja, pasi pjerrësinë ai kanë bërë në drejtimin e gabuar, Barjamaj shtron pyetjen: “Kush ia ka dhënë diplomën atij inxhinierit?”

Sipas tij, këto miliona euro investime që shkojnë dëm tregojnë se “Rilindasit janë thjesht disa hajdutë të rëndomtë pa arsimimin e duhur që vjedhin këtë shtet kudo që munden”.

"A nuk janë për t'u çuar në prokurori njerëz që bëjnë krime të tilla?",- shtron pyetjen Barjamaj.

Postimi i plotë:

Politikani i ndjerë Pjetër Arbnori përshkruante dikur Socialistët si më poshtë:

"Nuk janë Socialista, janë Specialista".

Po "Rilindasit" çfarë janë?

Foto nr 1 tregon investimin e Bashkisë Durrës në shëtitoren "Vollga" të 1 viti më parë. Ka 2 orë që ka mbaruar një shi i lehtë dhe ky investim vazhdon të mbetet i përmbytur.

Foto nr 2 tregon investimin aktual në shëtitoren "Vollga". Punimet sapo kanë përfunduar, por menjëherë ka lindur nevoja për rikonstruksione. Kjo pjesë përmbytet sapo bjen pak shi. Përse?

Sepse pjerrësinë ja kanë bërë me drejtim nga kodër vila, jo nga deti. Për rrjedhojë uji nuk ka ku kullon.

A nuk është absurde?

Kush ia ka dhënë diplomën atij inxhinjerit? Miliona euro investim që hidhen dëm...

Rikthehemi tek "Rilindasit". Çfarë janë?

Nga mënyra sesi i bëjnë punët, këta "Rilindasit" po tregojnë se nuk janê më as "specialista", si socialistët e dikurshëm.

Ata po tregojnë se janë thjesht disa hajdutë të rëndomë pa arsimimin e duhur që vjedhin këtë shtet kudo që munden.

A nuk janë për tu çuar në prokurori njerëz që bëjnë krime të tilla?

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot me kërkesë të tyre, një takim pune me përfaqësues të Shoqatës “Durrësi Autokton”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një foto të tijën pas konferencës që pati me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel.  N

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi pas përfundimit të takimit të 11-të, të Këshillit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas akuzave nga mazhoranca në lidhje me ko

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni tha sot në Kuvend se Shqipëria e ka blerë vaksinën e AstraZenecas me 24 euro doza, ndërsa ve

Nga Brukseli, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se ka lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive politike të dorëzojnë brenda afateve dokumentacioni

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Kuvend se sot do të mbërrijnë 15,210 doza të vaksinës Pfiz

Ministrja e Marrëdhënieve për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në Kuvend për marrëveshjen e nënshkruar ditën e sotme mes kryetarit

Pas firmosjes së kualicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se çdo ëndërr do të bëhet realitet