TIRANE– Bashkia e Tiranës ka premtuar më shumë investime dhe mbështetje për sportistët e klubit të Tiranës. Gjatë një pritje të realizuar për ta në kuadër të festës së Vitit të Ri, kryebashkiaku Lulzim Basha vlerësoi arritjet e të gjithë sportistëve, ndërsa uroi për më shumë medaljeve në vitin e ardhshëm.

“Do përfundojmë realbilitimin e palestrës së basketbollit në 2013. Investimet do të vazhdojnë, ne miratuam një status të ri për trajnerët duke i kthyer në vendin e merituar. Qoftë vit i mbajtjes së trofeve por edhe i marrjes së trofeve të tjera”tha ai.

Basha ndër të tjera vlerësoi rezultatet e shkëlqyera të dy ekipeve, basketbollit dhe volejbollit të cilët mbajnë kupën e Shqipërisë, ndërsa shtoi se shembuj të tillë duhet të shërbejnë si etalon për të gjitha gjinitë e sportit të këtij klubi.

Në përfundim Bashkia e Tiranës shpëndau në mënyrë simbolike nga 100 euro për cdo sportist kampion, ndërsa vetë ai mori fanellën e ekipit të basketbollit me emrin e tij dhe numrin 1.