Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi nga studio e ‘5 pyetje nga Babaramo’, se opozita është e gatshme të djegë në çdo moment mandatet.

‘A jam i gatshëm për të djegur mandatet? Padyshim. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë sepse nuk është çështje e mandateve tona. Ne mund t’i djegim mandatet në çdo çast. Por rreziku është se paratë e drogës do të financojnë lajmin që opozita dogji mandatet dhe askush nuk do të merret me qeverinë dhe Ramën’,- deklaroi Basha.