Specialistët e qarkullimit rrugor në Durrës kanë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Një 49-vjeçar nga Xhafzotaj u përplas me një automjet tjetër në lagjen nr.14, ndërsa një 23-vjeçar nga Fieri humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen.
Nga të dyja rastet pati vetëm dëme materiale.
Po ashtu, u proceduan në gjendje të lirë një 66-vjeçar, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në kanal në aksin Xhafzotaj–Shijak, si dhe një 41-vjeçar në Durrës, i kapur duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: -D. B., 49 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi në lagjen nr.14, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin J. T., 26 vjeç. Si pasojë e aksidentit pati vetëm dëme materiale.
-S. H., 23 vjeç, banues në Fier, i cili në lagjen nr.14 , duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me trafik ndarësen e rrugës. Si pasojë e aksidentit pati vetëm dëme materiale.
Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
-A. A., 66 vjeç, banues në Sukth, pasi në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal. Ky shtetas është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim më të specializuar.
-J. B., 41 vjeç, banues në Durrës, në lagjen nr.1, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.





