Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në Presidencë për t’u takuar me kreun e shtetit Ilir Meta. Kryedemokrati ka mbërritur me përpikmëri në takim ekzaktësisht në orarin e përcaktuar, 09:00.
Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimet e 30 Qershorit dhe palët nuk tërhiqen nga qëndrimet respektive, Meta dhe Basha do të diskutojnë për krizën politike.
Takimi mes tyre vjen pas ftesës zyrtare që Presidenti Meta i ka bërë Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Por Kryeministri Rama e ka refuzuar publikisht ftesën e Presidentit me arsyetimin “kemi zgjedhje, jam i zënë“.
Megjithatë, Presidenti Ilir Meta informoi se do të jetë në Presidencë deri në orën 13:00 duke pritur Kryeministrin Rama. Kreu i shtetit ka shkuar në zyrë në orën 05:00 të mëngjesit, ashtu sikurse paralajmëroi.





