Pas vizitës disa ditore në SHBA, kreu i PD-së Lulzim Basha dje i është rikthyer fjalimeve në çadrën e ngritur përballë godinës së Kryeministrisë, që prej datës 18 shkurt.
Mësohet se Basha do të mbledhë sot në orën 19:00 grupin parlamentar për të diskutuar mbi protestën dhe strategjinë që do të ndiqet në vazhdim. Ndërkohë që, dje, përpara deputetëve të djathtë dhe militantëve të opozitës, ai u shpreh i bindur se ka mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për kauzën e tij, ndërsa nënvizoi se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë.





