Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot në GJKKO (3 qershor) pretencën për një fraksion të ndarë të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku 8 të pandehurit që kanë kërkuar proces me gjykim të shkurtuar janë mëvetësuar, të akuzuar si bashkëpunëtorë të zyrtarit socialist.

Sipas pretencës së SPAK për të bashkëpandehurit e Veliajt u kërkuan:

-Fatmir Bektashi 1 vit burg/ 8 muaj burg, pezullim pune interes publik.

-Kompania e tij “Kontakt shpk” me 583 mijë leke gjobë.

-Ina Goxhaj me 7 vit burg, që konvertohet në 4 vjet 8 muaj me jgykim të shkurtuar, me përfundim pezullim dhe shërbim prove 5 vjet.

-Për biznesmenin Elman Abule u kërkuan 7 vjet, 4 vjet e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

-Për Frosina Bollo 1 vit burg i konvertuar në 8 muaj.

-OJF-ja “Frobolus” me gjobë 500 mijë lekë, konvertuar në 333 mijë lekë.

-Adela Kondakçi me 7 vjet burg, kthyer në 4 vjet 8 muaj, përjashtim nga dënimi të të pandehurës.

-Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka me 600 mijë lekë gjobë, konvertuar në 400 mijë lekë.

-Flutura Xhani me 60 mijë lekë gjobë, konvertuar në 40 mijë lekë.

-Dhe Fatjon Baçi 5 vjet burg, konvertuar me gjykim të shkurtuar në 3 vjet 4 muaj, më tej pezullim dhe kalimi në shërbim prove.