Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, është paraqitur sot në SPAK.

Ai u pyet nga gazetarët se për çfarë ishte thirrur apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug, por Gaçi nuk ka preferuar që të japë komente.

Ai ka vijuar të ecë, duke buzëqeshur.