Kombëtarja U-20 në basketboll për djem u mund 74-47 nga Rumania në ndeshjen e fundit të Grupit C, të vlefshme për Divizionin B të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe. Ky turne po zhvillohet në Oradea të Rumanisë, aty ku kombëtarja kuqezi u mund nga skuadra vendase, në një takim të komanduar nga rumunët. Që në periodën e parë, fituar thellë 26-8 nga Rumania u pa qartë se ndeshja nuk do të kishte rivalitet, me vendasit që në tri periodat e tjera thjesht administruan avantazhin, duke arritur një fitore të lehtë dhe pa shumë vuajtur. Shqipëria e mbylli fazën në grupe në vendin e 4-t, me një fitore e tri humbje, duke lënë pas vetëm Maltën. Në fazën e ardhshme të këtij turneu, Shqipëria do të luajë nesër (21 korrik) për vendet 9-16 ndaj Hungarisë.

Europiani U-20 Meshkuj – Divizioni B

14 korrik, Shqipëri – Maltë, 92-61 (24-14, 19-11, 25-24, 24-12)

15 korrik, Shqipëri – Maqedoni, 54-62 (12-18, 9-13, 20-11, 9-8 / 4-12)

16 dhe 17 korrik, Shqipëria (pushim)

18 korrik, Shqipëri – Bjellorusi, 53-102 (8-22, 7-34, 18-29, 20-17)

19 korrik, Shqipëri – Rumani, 47-74 (8-26, 13-9, 13-14, 13-25)

21 korrik, Shqipëri – Hungari, ora 15:15.