Goga Basket u mund gjatë mesditës në sekondat e fundit 77-76 nga Flamurtari vendës, një ndeshje me rivalitet dhe emocione.

Edhe pse vlonjatet krijuan një shkëputje të ndjeshme gjatë pjesës së parë, në fund rrezikuan përmbysjen e durrsakeve, që rikuperuan dhe tentuan surprizën, por pa sukses.

Gjithsesi, Goga Basket do të ketë faktorin fushë në favor në gjysmëfinalet e play off-it, ku do të luajë sërish me Flamurtarin (dy ndeshje në Durrës dhe një në Vlorë).