Goga Basket ngjitet sërish në krye të renditjes së Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra, aty ku ndan kryesimin së bashku me Flamurtarin, në mbyllje të javës së 9-të të Grupit A.

24 orë pas fitores së ekipit vlonjat ka ardhur replika e basketbollisteve durrsake, që në fushën e tyre mundën me lehtësi 90-54 Studentin, në një ndeshje që ishte një formalitet për skuadrën e trajnerit Driza.

Të katërta periodat ishin një dominim absolut i Goga Basket, që u shkëput thellë që në minutat e para, duke e mbyllur sfidën shumë shpejt dhe mos i dhënë asnjë shans Studentit të rivalizojë.

Pavarësisht humbjes, skuadra kryeqytetase qëndron në katërshe edhe pas kësaj jave.