Java e 15-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka nisur me fitoren e skuadrës së Goga Basket, që triumfoi 92-75 ndaj Kamza Basket në kryeqytet.

Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga skuadra durrsake, që krijoi një epërsi të lehtë me kalimin e minutave, duke e administruar atë deri në fund.

Suksesi mban në krye të klasifikimit ekipin e Gogës, madje tashmë të shkëputur 4 pikë nga Teuta e vendit të dytë në renditjen provizore.

Ndërsa Kamza Basket vijon të jetë në “zonën e ftohtë” të renditjes, duke rrezikuar rënien nga Superliga.