Historike

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shënuar fitoren e parë zyrtare në histori, duke e mundur Maqedoninë 72-68 në ndeshjen hapëse të para-eliminatore për Botërorin Kina 2019. Rezultati në fund 72:68 me djemtë e Kosovës që lan shpirtin në parket gjatë  gjithë takimit, duke bërë një paraqitje fantastike, sidomos në pjesën e parë.Të inspiruar nga super-Dardan Berisha, i cili udhëhoqi ekipin në çerekun e parë, sidomos me gjuajte për tri pikë, duke e mbyllur 23:11  sa për të rritur entuziazmin në palestrën e sporteve në Prishtinë. Në çerekun e dytë, mbrojtja e Kosovës ishte një mur i vërtetë, asnjë hapësirë për kundërshtarin sidomos për amerikanin e natyralizuar te Maqedonia Theodor, që ishte lojtari më i mirë. Ndërkohë ndezën motorët edhe vëllezërit Fisnik dhe Granit Rugova, të cilët bënë paraqitje shumë të mirë për ta mbyllur pjesën e parë në favor 40:20, plus 20 pikë. Pjesa e dytë rifillon me një aley-hoop Berisha – Lis Shoshi, për të treguar se kjo është mbrëmja e Kosovës. Kosova vazhdoj me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë, mirëpo duke qenë ritmi maksimal çereku i 4-t nuk ishte ashtu siç pritej, dhe në fund Kosova e rrezikoi seriozisht fitoren.

Maqedonia rikthehet në përfundim dhe arrin të shkrijë një epërsi prej 16 pikësh të Kosovës, aq sa 44 sekonda para fundit rezultate tregonte 70:68, pas një treshe  fantastike të Tasovskit.  Gjithsesi, Kosova në aksioni ne radhës fiton gabim personal në djaloshin e ri Leonard Mekaj, të cilit nuk i dridhet dora duke shënuar të dyja. Aksioni i radhës i Maqedonisë është pa rrezik dhe festa për Kosovën fillon me plotë të drejtë. Heroi i mbrëmjes ishte padyshim Dardan Berisha që realizoj 28 pikë, ndërsa u ndihmua edhe nga Granit Rugova që shtoj 12, ndërsa 11 të tjera fis Rugova. Te Maqedonia u dallua amerikani Theodor që realizoj 22 pikë, ndërsa 17 të tjera shtoj Stojanovski. Një mbrëmje e pritur për shumë vjet, një fitore që i hap rrugë Kosovës që të kaloj me suksese fazën e para-kualifikimeve dhe të arrijë kualifikimet për Botërorin Kina 2019. Ndeshja e radhës zhvillohet ndaj Estonisë në Talin me 9 gusht.