Kamza Basket – Teuta, 59-72 (18-21, 13-14, 20-19, 8-18)

Teuta është ngjitur sërish në vendin e dytë në renditje, pas fitores 72-59 arritur ndaj Kamza Basket, ndeshje e luajtur në Kamëz. Një takim i rivalizuar deri në pikën e fundit, pasi vendasit bënë një lojë të mirë, por u dorëzuan atëherë kur nuk pritej.

Teuta vuajti shumë për të dalë fituese nga kjo sfidë, duke marrë dy pikë të rëndësishme dhe u hakmorr për humbjen e një muaji më parë.