Vllaznia – Teuta, 77-53 (14-14, 23-11, 19-11, 17-19)

Pas Tiranës, në renditje janë dy ekipe me pikë të barabarta, Vllaznia e Teuta, që u përballën mes tyre në Shkodër. Ekipi vendës fitoi 77-53, duke marrë vendin e dytë falë koshavarazhit më të mirë. Ndeshja u vendos në periodën e dytë, aty ku vendasit luajtën mirë dhe përfituan nga gabimet e kundërshtarit, duke korrur fitoren e 10-të sezonale.