Java e 6-të e Superligës në basketboll për meshkuj kompletohet me fitoren 74-72 të Vllaznisë, që mundi Teutën në fushën e kësaj të fundit.

Një ndeshje me rivalitet deri në sekondën e fundit luajtur në “Ramazan Njala”, dy skuadra që duelojnë për titull dhe këtë e konfirmuan edhe në përballjen mes tyre.

Teuta nuk arriti të përfitojë nga faktori fushë, duke zhgënjyer para fansave të saj, ndërsa Vllaznia mori një fitore të artë, duke u hakmarrë për humbjen e parë në Shkodër. Vendimtar për shkodranët ishte kapiteni Bërdica, që realizoi koshin e fitores pas një gjuajtje nga distanca pak sekonda nga fundi, duke përmbysur shifrat.

Pas kësaj jave, në krye të renditjes janë 4 skuadra me pikë të barabarta, 10, duke e bërë interesante kampionatin.