Sot në orën 17:00, do të luhej në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” ndeshja e vlefshme për javën e 13 të Kampionatit Kombëtar mes Goga Basket dhe Teutës.

Por ky takim është anuluar për shkak të një incidenti mes presidentëve të 2 klubeve, Arqile Gorea i Teutës dhe Perikli Goga i Goga Basket.

Në ambjentet sportive nuk është lejuar nga kundërshtari sportiv që të futet presidenti i ekipit ”Teuta” Arqile Gorea i cili ka tërhequr dhe ekipin nga ndeshja.

Nga ky vendim mbetën të zhgënjyer tifozët, të cilët kishin prerë biletë për të ndjekur këtë takim.