Teuta triumfoi 88-84 ndaj Goga Basket në finalen e parë të play off-it në basketboll për meshkuj, duke hedhur një hap të parë të rëndësishëm drejt suksesit final. Fitore e vështirë, por e merituar e skuadrës durrsake në mjediset e “Akademisë Goga”, me vendasit që nuk arritën të përfitonin nga faktori fushë.

Pati një epërsi prej 7 pikësh në fund të periodës së tretë, Goga Basket nuk arriti t’i përballonte sulmet e Teutës, që e çoi ndeshjen në shtesë, pasi koha e rregullt u mblyy 76-76. Në 5 minutat ekstra skuadra e Teutës ka një epërsi të lehtë, duke fituar 88-84.

Shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Allen i Teutës me 29 pikë e 16 “rebound”, por që s’mjaftuan. Në kahun tjetër u dallua Hysenagolli, me 20 pikë e 10 “rebound”, mbështetur nga Wilson me 18 pikë.