Teuta – Flamurtari, 107-45 (36-17, 30-10, 20-10, 21-8)

Java e 14-të e Superligës në basketboll për meshkuj është mbyllur me fitoren e thellë që Teuta arriti ndaj Flamurtarit me shifrat 107-45 (ndeshja u luajt në Durrës). Një fitore e lehtë dhe e merituar e skuadrës durrsake, që nuk hasi në asnjë moment vështirësi në parket, duke e merituar fitoren. Sukses që e ngjit Teutën sërish në vendin e dytë në renditje, duke parakaluar shkodranët, por qëndrojnë pas Tiranës.