Titulli në basketboll për meshkuj do të vendoset në përballjen e pestë mes Teutës dhe Goga Basket, pas triumfit të “Djemve të Detit” 81-71 në “Ramazan Njala”, duke barazuar 2-2 serinë e takimeve.

Teutës pati një epërsi të lehtë që në periodën e parë, të cilën e ruajti deri në fundin e lojës. Goga Basket shpërdoroi rastin e parë për të fituar një titull historik, por tashmë gjithçka do të vendoset në finalen e pestë dhe të fundit, që do të luhet më 15 maj në mjediset e Akademisë Goga.

Për Teutën, ky është edicioni i dytë radhazi që shkon në finalen e pestë të play off-it. Një vit më parë, Tirana fitonte 3-2 serinë e finaleve ndaj Teutës, që këtë vit ka rastin të triumfojë. Gjithsesi, ndeshja e pestë luhet në shtëpinë e Goga Basket.