Media greke ka publikuar fotot pak pas plagosjes së 30-vjeçarit shqiptar gjatë bastisjes në kampusin grek dy ditë më parë.

Shqiptari i plagosur nga policia gjatë operacionit në Universitetin Politeknik Zografou dyshohet se ishte “udhëheqësi i drejtuesve” të bandës që vepronte në zonën e kampusit të studentëve dhe kishte marrë në kontroll rezidencat. 

Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit oficerja e policisë 35-vjeçare është ndjerë keq dhe është larguar. 

Kur ajo po shkonte drejt makinës, u sulmua nga shqiptari, që e plagosi duke përdorur armën e shërbimit.

Gjatë operacionit policor, ai dyshohet se i është afruar polices dhe e ka pyetur nëse ka veshur jelek antiplumb dhe më pas ka tentuar ta plagosë me një kaçavidë.